Comunitą di S.Egidio

BIRĖSIME NĖ LARGĖSI


Birėsime
nė largėsi

Bregu i Fildishtė

Mozambik

Ukrainė

Ktheje:

Mė tė rinjtė

Solidariteti

Home page

Select language

 

 

Hartuar nga
Adriana Gulotta

 

Nga shtatori i vitit 1998 Komuniteti Sant’Egidio nisi njė projekt pėr birėsimin nė largėsi

Ēfarė ėshtė birėsimi nė largėsi?

Birėsimi nė largėsi ėshtė njė veprim solidariteti qė iu garanton njė ndihmė ekonomike fėmijėve tė mitur, tė cilėt bashkė me familjaret e tyre jetojnė nė vendet e varfra, nė mėnyrė qė ata tė kenė gjėrat kryesore, arsimin si dhe kurimet mjekėsore qė mund t’u nevojten.

Nga shtatori i vitit 1998 Komuniteti Sant’Egidio nisi njė projekt pėr birėsimin nė largėsi dhe ka hapur njė zyrė qė merret posaēėrisht me kėtė punė

Ēfarė parashikon birėsimi nė largėsi?

Birėsimi nė largėsi parashikon qoftė njė ndihmė nė dobi tė ēdo fėmije tė veēantė qoftė njė ndihmė nė dobi tė njė grupi tė fėmijėve:

Birėsimi nė dobi tė ēdo fėmije tė veēantė i drejtohet vetėm njė individi dhe mund tė trajtojė aspekte tė ndryshme tė jetės sė tij, si p. sh.:

pėrkrahjen shkollore.

birėsimin e plotė tė fėmijės (pėrsa i pėrket shkollės, ushqimit dhe kurimeve mjekėsore).

birėsimin e plotė tė fėmijės si dhe ndihmėn ekonomike pėr tė gjithė familjen e tij.


Birėsimi nė dobi tė njė grupi tė fėmijėve i drejtohet njė klase ose njė strukture ku jetojnė ata. Nė kėtė rast mund tė realizohet

pėrkrahja ekonomike pėr blerjen e bazės materiale mėsimore pėr njė klasė.

pėrkrahja pėr shpenzimet shendėtėsore ose mėsimore nė dobi tė fėmijėve tė strehuar nėpėr struktura pritjeje.

 

Kush janė fėmijėt qė mund tė birėsohen?

Janė fėmijėt nė gjendje tė vėshtirė tė cilėt, pėr shumė arsye, nuk mund tė ndihmohen nga familjet e tyre dhe pikėrisht pėr kėtė kanė nevojė pėr njė familje „birėsuese“ qė, sė paku nė largėsi, t’u japė atyre mundėsitė e nevojshme qė tė mirėrriten, tė kurohen, tė mėsojnė si dhe tė integrohen nė shoqėri

A mund ta njoh fėmijėn qė kam birėsuar?

Sigurisht. Nė sė e dėshironi, mund tė krijohet mundėsia pėr njė letėrshkėmbim, me vizatime dhe fotografi, me fėmijėn e birėsuar.
Pėrveē kėsaj, mund tė shkoni nė vend ku jeton fėmija pėr ta vizituar atė ose pėr tė njohur nga afėr projektin e birėsimit nė dobi tė njė grupi tė fėmijėve.
Pėrfaqėsuesit tanė nė vend do t’ju krijojnė ēdo lloj mundėsie pėr t’u takuar mė fėmijėt.

Sa kohė do tė zgjatet birėsimi nė largėsi?

Birėsimi nė largėsi nuk ka afat kohor, prandaj ai konsiderohet si birėsim i mirėfilltė: ka mundėsi tė zgjatet deri sa fėmija do tė rritet dhe do ta arrijė moshėn madhore kėshtu qė do tė jetė nė gjendje pėr t’u kujdesur pėr veten e tij.

Mėgjithatė, birėsimi nė largėsi mund tė ndėrpritet pa asnjė lloj detyrimi. Ėshtė e nevojshme vetėm qė shoqata tė paralajmėrohet 3 muaj para, nė mėnyrė qė pėr fėmijėn tė gjendet njė birėsues tjetėr.

Ēfarė duhet tė bėj unė?

Birėsimi nė largėsi ėshtė diēka krejt e thjeshtė. Fillimisht

- mund tė kėrkoni broshura rreth mundėsive tė ndryshme pėr tė birėsuar njė fėmijė. Pastaj:
- zgjidhni llojin e birėsimit qė ju parapėlqen
- pėrpiloni formularin e kėrkesės pėr birėsim
- firmosni atė dhe postojėni tek adresa e mėposhtme:

Komuniteti Sant’Egidio
Birėsime nė largėsi
Piazza S.Egidio 3/a, 00153 ROMA

ose dėrgojėni me faks tek numri 39.6.5800197

Do tė merrni nė shtėpi materialin e duhur. Nė se birėsimi do tė jetė nė dobi tė njė fėmije tė veēantė, do tė merrni edhe fotografinė e fėmijės, tė dhėnat e tij si dhe informacionet e para mbi atė.
Ndėrsa bėhet fjalė pėr njė birėsim nė dobi tė njė grupi tė fėmijėve, do tė merrni fotografinė e klasės ose tė grupit tė fėmijėve qė keni ndėr mend tė birėsoni, si dhe njoftime pėrkatėse. Sipas vendit tė zgjiedhur, do tė merrni edhe njė skedė tė shkurtėr ku paraqiten informacione mbi vendin e origjinės sė fėmijės.

Pėrfundimisht, mund tė derdhni paratė sipas afateve periodike qė vetė do tė caktoni, duke pėrcaktuar emrin e fėmijės tė birėsuar ose tė strukturės qė doni tė ndihmoni.

Cilat informacione do tė marr unė?

Ēdo 6 muaj do tė merrni njė azhurnim informacionesh mbi fėmijėn ose mbi fėmijėt qė do tė birėsoni. Pėr mė tepėr, do tė keni informacione edhe pėr pėrdorimin qė u bė pėr paratė e derdhura

Ēdo vit do tė merrni njė fotografi tė re tė fėmijės, kėshtu qė mund tė vėrtetoni sa do tė rritet.

Sa kushton birėsimi?

Kostot ndryshojnė nė lidhje me birėsimin dhe me vendin e zgjiedhur.
Mė poshtė do t’ju japim kostot mujore nė lidhje me ēdo vend. Paratė mund tė derdhen qoftė njė herė nė vit qoftė sipas menyrave qė mund tė pėrcaktohen nga vetė ju.

BREGU I FILDISHTĖ
Birėsimi shkollor nė dobi tė njė fėmije tė veēantė: Euro 7,75
Birėsimi nė dobi tė njė fėmije tė veēantė: Euro 23,24
Birėsimi pėr tė gjithė familjen e fėmijės: Euro 33,57
Birėsimi nė dobi tė njė grupi tė fėmijėve: Euro 12,91

UKRAINĖ
Birėsimi nė dobi tė njė fėmije tė veēantė: Euro 25,82
Birėsimi nė dobi tė njė grupi tė fėmijėve: Euro 12,91

KAMBOXHIA
Birėsimi nė dobi tė njė fėmije tė veēantė: 15 USD ose Euro 15,50
Birėsimi nė dobi tė njė grupi tė fėmijėve: 10 USD ose Euro 10,33

MOZAMBIK, GUINE KONAKRI, MADAGASKAR, SALVADOR, SHQIPĖRI
VIETNAM, BURKINA FASO

Birėsimi nė dobi tė njė fėmije tė veēantė: Euro 25,82

A janė tė zbritshme shumat e derdhura?

Nė Itali po. Mjafton tė ruhet kopja e derdhjes dhe ēdo vit t’i bashkangjitet dokumentave qė duhen paraqitur pėr tė kryer pagesėn e taksave.

 

Pėr tė birėsuar njė fėmijė nė largėsi mund t’ju drejtoni:

Zyrės sė birėsimeve nė largėsi
Komuniteti Sant’Egidio
Nga e hena deri nė tė enjtėn
Nga ora 9,30 deri nė orėn 13
Tel. +39.6.5814217

Ose me e-mail

Deri me sot u realizuan rreth 1.200 birėsime nė largėsi me fėmijėt nga 

Bregu i Fildishtė, 
Mozambiku, 
Burkina Faso, 
Guine Konakri, 
Madagaskari, 
Ukraina, 
Shqipėria, 
Kamboxhia, 
Vietnami, 
Salvadori.


adozioniadistanza@santegidio.org