|
Lutja zhvillohet ēdo natė nė orėn 20,30 pranė Bazilikės sė Shėn Mėrisė nė Trastevere, Romė
|
|
Komuniteti
i Sant'Egidios u themelua nė Romė nė vitin 1968, mbas Koncilit te dytė
Vatikan. Sot ėshtė njė lėvizje laikėsh nė tė cilėn marrin pjesė mė se
50.000 anėtarė, e angazhuar pėr tė pėrhapur Ungjillin dhe pėr tė kryer
veprime bamirėsie nė Romė, nė Itali dhe nė mė se 70 vende nėpėr
kontinente tė ndryshme.
Komuniteti
i Sant'Egidios ėshtė njė "Shoqatė publike laikėsh nė Kishėn Katolike".
Komunitetet e ndryshme, tė pėrhapura nėpėr botė, bashkėndajnė tė
njėjtėn frymė shpirtėrore si dhe bazat qė karakterizojnė ecjen e Sant'Egidios:
Lutjen,
qė shoqėron tė gjitha komunitetet nė Romė si dhe nė botė dhe qė ėshtė njė
nga elementet pėrbėrėse kryesore. Lutja ėshtė qėndra dhe vendi kyesor i
orientimit tė pėrgjithshėm tė jetės sė Komunitetit.
Shpalljen
e Ungjillit, zėmrės sė jetės tė Komunitetit, qė i zgjatet tė
gjithėve qė kėrkojnė dhe pyesin pėr njė jetė qė tė ketė kuptim.
Solidaritetin
me tė varfrit, si shėrbim vullnetar i pa shpėrblim, nė shpirtin
ungjillor tė njė Kishe qė ėshtė "Kishe tė tė gjithėve dhe
veēanerisht tė tė varfrėve" (Papa Gjon XXIII).
Ekumenizmin,
e pėrjetuar sikur miqėsi, lutje dhe kėrkim tė bashkimit midis tė krishterėve
nė mbarė botėn.
Dialogun,
e shpallur nga Koncili i dytė Vatikan si rrugėn e paqes dhe tė bashkėpunimit
midis feve, por edhe si menyrė jetese dhe si metodė pajtimi nė vend tė
luftrave.
Komuniteti
ka qėndrėn e tij pranė Kishės sė SantEgidios nė Romė, prej sė cilės ia
mori emrin. Qysh nga fillimi, nė lagjen e vjetėr tė Romės, Trastevere, si
dhe ne tė gjithė qytetin, Komuniteti ka njė prani tė vazhdueshme nėpėrmjet
lutjes dhe pritjes sė tė varfreve dhe shtegtarėve.
Lutja
zhvillohet ēdo natė nė orėn 20,30 pranė Bazilikės sė Shėn Mėrisė nė
Trastevere, Romė.
|